„Shajze ausllander“, gjermani e godet me shishe në kokë vajzën e mbuluar me shami

Date:

18:03:07                2019-02-19

 

 

Deri më tani, rrugën e saj prej stacionit të autobusit në Berlin-Marzahn, në një largësi dhjetë minutash në këmbë, Shaimaa A. (16) e ka ecur e vetmuar për çdo ditë. Pas shkollës, takimi me shoqet apo ndonjë shëtitje nëpër qytet, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Tani, refugjatja nga Siria nuk dëshiron të ecë kurrë e vetmuar.

Vajza e refugjatëve sirianë pohon: „Një i panjohur më ka sulmuar atje me një shishe birre, sepse isha e mbuluar me shami“.

Të premten, më 8 shkurt 2019, nxënësja ishte duke u kthyer në shtëpi me një shoqe (15). Shaimaa A: „Një person i madh dhe i trashë erdhi për të na takuar, ishte rreth 25 vjeçar“. Kur vajzat u përpoqën ta devijojnë takimin me te, ka ndodhur sulmi. Shaimaa: „Ai bërtiti: `Shajze ausllander! Hiqe shaminë dhe largohu nga vendi im'“.

Kur sulmuesi e pa vajzën se po përpiqej të telefononte, ai ia hodhi telefonin në dysheme. „Ai më goditi në fytyrë me pëllëmbën e dorës. Pastaj me grushtin e tij dhe me një shishe birrë në kokë. Isha pa ndjenja. Pas kësaj, sulmuesi u arratis“.

Në spital shkoi me tronditje. Babai i saj paraqiti një ankesë në polici, informon më tej Shtegu.com. Shaimaa A: „Gjithmonë ndjehesha e sigurt në Gjermani, edhe pse shpesh isha fyer për shkak të shamisë në kokë. Por kjo ishte me të vërtetë e tmerrshme“.

Që nga viti 2012 ajo banon në Gjermani dhe ka një status të pranuar të azilit. Ajo vijon shkollën e mesme dhe dëshiron të bëhet mjeke. Për vetveten thotë: „Kur shpërtheu lufta, një hallë e jona e solli vëllain tim dhe mua përmes bashkimit familjar. Ne kemi ardhur me avion. Që atëherë e mbuloja kokën me shami. Në mënyrë vullnetare“.

Tre vite më vonë, prindërit e saj dhe të dy motrat (21, 22 vjeçare) udhëtuan nëpërmjet rrugës ballkanike në Berlin, përcjell Shtegu.com. Që atëherë familja jeton në Marzahn.

Shaimaa A.: „Gjithmonë ndjehesha rehat në lagje. Por tani nuk dua të jetoj më këtu“. Babai i saj nuk dëshiron ta lëjë të ecë e vetmuar. Prej tani do ta shoqërojë për çdo ditë në stacionin e autobusëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...