15:52:58 2019-01-29
Në Zvicër ka shumë hajna. Sidomos në arkat e vetë-skanimit në tregtinë me pakicë, diçka shpesh fshihet.
Sa vidhet në Zvicër? Kjo pyetje ka marr përgjigje nga shërbimi i krahasimit në internet Moneyland.ch, përcjell Shtegu.com. Rreth gjysma e të anketuarve kanë thënë se një herë kanë vjedhur më herët. Në anketimin anonim online morën pjesë 1.500 persona nga Zvicra gjermane dhe ajo Perëndimore.
Si rezultat, shpesh është vjedhur, veçanërisht në tregtinë me pakicë. Për shembull, dymbëdhjetë për qind e të anketuarve, të paktën një herë kanë vjedhur ndonjë gjë në Migros, përcjell Shtegu.com. Një përqindje e ka bërë këtë veprim disa herë. Nga ana tjetër, në Coop, shifra ka qenë njëmbëdhjetë për qind.
Në rastin e arkave të vetë-skanimit, sipas sondazhit, tetë përqind e të anketuarve kanë pranuar se nuk kanë paguar qëllimisht. Bile, një për qind e tyre nuk e kanë bërë shpesh.
Megjithëse në shikim të parë kjo mund të duket më pak sesa me arkat e rregullta, udhëhehqësi i Moneyland, Benjamin Manz, e relativizon numrin. Jo të gjithë të anketuarit kanë përdorur ndonjëherë një arkë vetë-skanimi. „Prandaj, shkalla e vjedhjeve të përdoruesve të fondeve të vetë-skanimit duhet të jetë edhe më e lartë,“ thotë Manz për „Tages-Anzeiger“, përcjell Shtegu.com.
Por edhe në vende të tjera hajnat shpesh janë në veprim. Në studimin e Moneyland, shtatë për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë vjedhur diçka në një qoshsk, gjashtë për qind në një dyqan veshjesh dhe pesë për qind në një dyqan elektronik.
Transporti publik është edhe më i prekshëm: 34 për qind e të anketuarve kanë thënë së së paku njjë herë janë vozitur pa biletë. 18 për qind kanë vjedhur diçka në punë dhe 13 për qind kanë thënë se së paku një herë qëllimisht nuk kanë paguar në restorant apo hotel.

