Fillon procesi gjyqësor. Truproja e Rinora 4 bën për spital shtetasin serb

Date:

17:35:40                     2019-01-28

 

 

Një truproje para klubit shqiptar Rinora në Rümlang ZH, e kishte bërë një mysafir të klubit për spital. Duke e goditur me shqelma në kokë, ai e lëndoi rëndë. Por, boksieri 24-vjeçar tani do të paraqitet para gjykatës.

Viktimën e tij, ai e rrahu derisa ai i humbi ndjenjat, duke e lënë të përgjakur e të shtrirë përtokë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Kryerësi i dyshuar është një truproje i cili duhet të ofrojë siguri. Të martën, kampioni boksit do të paraqitet para Gjykatës në Cyrih.

Goran P. ishte në disponim festiv asaj mbrëmjeje verore fatale, në korrik të vitit 2017. Së bashku me miqtë, ai shkon në Rinora, „diskoteka më e madhe shqiptare në Zvicër“, siç e ka titulluar tashmë „Tagesanzeiger“ klubin në Rümlang ZH.

Klubi është gjithnjë i stërmbushur, alkooli konsumohet nga të gjitha anët, disponimi është shumë i lartë. Përderisa baset e altoparlanteve gumëzhijnë, mungon vetëm një shkëndijë e vogël për t`u pridhur ambienti. Dhe, një gjë e tillë ndodhi në platformën e vallëzimit, rreth orës tre të mëngjesit. Goran P. është ka qenë në mes të saj, kur ai papritmas kapet pas qafës së tij.

Sulmuesi 24-vjeçar Sefti K. e shtrëngon djaloshin e ri nga Cyrihu aq shumë, saqë ai mezi merr frymë. Truproja e tërhoqi vizitorin e klubit në dalje emergjente ku kanë qenë edhe disa roje të sigurisë, përcjell Shtegu.com. Para se të dalin jashtë, ai e godte viktimën në pjesën e majtë të fytyrës. Por, edhe kolegët e tij fillojnë ta godasin pa u ndalur.

Më në fund, Goran P. e ndjen një goditje me shqelm në kokë – ai bie pa ndjenja dhe qëndron i shtrirë. Pasojat e sulmit dhe dëmtimin e syrit.

Sulmuesi Sefti K., të martën duhet të përballet me drejtësinë zviicerane për këtë dhe një rast tjetër që ka ndodhur në qershor të vitit 2018. Gjithashtu në këtë incident, ai thuhet se ka sulmuar viktimën me veprime të dhunshme. Që atëherë, kosovari, i cili jeton në kantonin e Aargaut, është i burgosur.
Zyra e prokurorit publik të Zyrihut e ka akuzuar truprojen për shkaktim të lëndimeve të shumta trupore. Kështu thuhet në aktakuzë, i akuzuari i kishte sulmuar me goditje në kokë viktimat e tij për t`i sjellë në „një rrezik të menjëhershëm për jetën“. Me pak fjalë, sulmi mund të ketë qenë fatal.

Përveç kësaj, ajo që e rëndfon edhe më shumë: Sefti K. e di saktësisht se si ku duhet të godasë për t’i nënshtruar si duhet kundërshtarët. Në vitet e fundit ai festoi shumë suksese si boksier në ring. Në vitin 2015 ai fitoi titullin e kampionatit gjermano-zviceran-tiçinez në Ligën amatore të Zvicrës, përcjell Shtegu.com. Ndërkohë, ai fillon me boksin profesional për klubin e boksit Gebenstorf nga Aargau, në peshën cruiser. Me peshën e tij prej 91 kilogramësh, ai arriti një grusht jashtëzakonisht të fuqishëm.

Me këtë sulm të truprojes, klubit shqiptar i shtohet seria e incidenteve të dhunshme në Rümlang. I ashtuquajturi „klub problematik“, ka shkaktuar vazhdimisht tituj negativ dhe tashmë është bërë një çështje politike në komunitet. Këshilli lokal është dashur të merret me çështjen nëse klubi duhet të mbyllet apo jo. Ai arriti në përfundimin se tani për tani nuk kishte nevojë për veprim.

Incidentet më të dhunshme në Rinora:

2015: Katër burra u rrahën me njëri-tjetrin përballë klubit. Një 20-vjeçar u plagos rëndë në kokë. Policia arrestoi dy vëllezër, shtetas serbë.

2010: Në diskotekë shpërthen një grindje masive, e cila më pas zhvendoset përpara lokalit. Tetë persona është dashur të dërgohen në spital.

Dhjetor 2008: Një shtetas 29 vjeçar serb shtie mbi një mysafir 31 vjeçar para Rinorës. Ai pëson një plagë në kofshë.

Tetor 2008: Një shtetas serb 21-vjeçar e drejton makinën e tij para klubit dhe godet një mysafir në turmë, ndërsa për pak sa nuk i godet edhe dy truproje. Në gjykatë, i akuzuari kishte deklaruar se shoqëruesi i tij, paraprakisht ishte rrahur pa ndjenja nga truprojet.

Në rastin më të fundit, prokurori kërkon dënime të mëdha: Për Sefti K. një dënim prej tre vite e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për tetë vite.

Edhe tre bashkëpunëtorët e tij të hënën është dashur të përgjigjen para gjykatës. Personat e moshës 22, 48 dhe 56-vjeçare po përballen gjithashtu me burgim që varion nga 28 muaj, deri në katër vite. Në dy raste, prokuroria gjithashtu ka kërkuar dëbim nga Zvicra.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...