Angli-Francë: Arrestohen nëntë migrantë shqiptarë në një autobus rumun

Date:

14:19:19                2018-03-17

 

 

Sipas burimeve hetuese franceze, nëntë shqiptarë janë zbuluar të enjten në një autobus rumun nga autoritetet britanike kufitare, në Calais të Francës rrugës për në Angli.

Kjo informatë është lëshuar gjatë të premtes, njofton Shtegu.com. Ata kanë qenë të fshehur në një pjesë të autobusit me autotarga rumune, në afërsi të tualetit, kanë deklaruar nga policia në Boulogne-sur-Mer, duke konfirmuar informatat e një gazete lokale. Kushtet e vendosjes së tyre në autobus kanë qenë çnjerëzore pasi ishin strukur në një hapësirë shumë të vogël.

Nëntë migrantët shqiptarë janë zbuluar nga policët e „Border Force“, të ngarkuar për t`i kryer kontrollet e fundit para zbarkimit në Britani të Madhe dhe ata i janë dorëzuar autoriteteve përkatëse kufitare, nënvizojnë nga të njëjtat burime.
Dy vozitësit dhe një ciceron rumun u paraburgosën. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...