20:05:48 2018-02-07
Në faqen e Instagramit «Rich Balkan Kids» adoleshentët e pasur nga i gjithë Ballkani janë duke zhvilluar konkurrencë të madhe. Natyrisht, në ballë të fotove tinejxherët nga Zvicra me vetura luksoze.
Porsche, Ferrari, cigare kubaneze dhe pako me plotë shampanjë. Në faqen e Instagramit «Rich Balkan Kids» tinejxherët me prejardhje nga Ballkani kanë filluar konkurrencën me gjithçka që ofron jeta luksoze. Ajo që bie në sy: Një pjesë e madhe e tyre të „fëmijëve të pasur“ nga Ballkani jeton në Zvicër.
Peki R. (19) është njëri nga ta. Në Instragram ai shpeshë paraqitet me Mercedesin e tij – por në jetën reale, ai do të mbetet anonim. Për te paratë nuk paraqesin problem: Mercedesine ka blerë personalisht me 17 vite moshë, bile para se ta fitojë të drejtën për tu pajisur me patentë shoferi.
Sa i përket garazhit të tij personal, në moshën 18-vjeçare Muli B. posedon katër mercedes-Benza. „Babai im financon në vetura“, ka pohuar Muli për „Blick“, përcjellë Shtegu.com.
Në autotargat e veturës së tij të preferuar Mercedes qëndron emri i tij i shkruar me shkronja të mëdha. «Por, kjo është vetëm sa për foto», vazhdon më tej. Përpos veturave, Muli ka dëshirë të ketë edhe një shtëpi të bukur, rrobe të llojit Gucci dhe një diplomë të mirë.
Fakti që shumica e fëmijëve luksozë banojnë në Zvicër, nuk i ka shpëtuar edhe operatorit të faqes «Rich Balkan Kids». Ai i poston fotot më të mira nga llogaria e tinejxherëve luksozë, të cilët i gëzohen vëmendjes nga të tjerët. «Brenda ditës i pranojmë dhjetë kërkesa nga Zvicra. Nga ana tjetër, nga Kroacia, Serbia dhe Shqipëria vetëm një deri në dy», ka theksuar operatori.
Por, jo të gjithë tinejxherët nga Zvicra postojnë foto me vetura të tyre personale. Një shikim më i saktë i autotargave të një veture luksoze nga Kantoni Aargau ka dëshmuar: Vetura i takon një garazhe.
Përpos BMW-ve të huazuara, fotot më të preferuara të tinejxherëve ballkanas janë edhe ato me alkool, para së gjithash me ëodka apo shampanjë. Në këtë profil shumë pak mund të vërehet prania e gjinisë femërore. (Shtegu.com)



