Kosovari e masakron bashkëshorten me hanxhar, dërgohet në psikiatri

Date:

09:25:06           2018-02-07

 

Ata llogariteshin si një çift i përsour bashkëshortor: Më 28 gusht, Rasim L. (36) më në fund ka arritur ta marrë nga Kosova për në Siegburg të Gjermanisë, bashkëshorten e vet Medina (27). Që të dy kanë qenë shumë të lumtur, por vetëm pas 34 ditësh, gruaja gjen vdekjen e tmerrshme.

Ajo u masakrua nga 39 goditje me hanxhar nga bashkëshorti i saj, është e sigurt Prokuroria e Bonnit. Tani, ajo ka kërkuar që për shkak të vrasjes makabër, Rasim L. të dërgohet në psikiatri.

Ka qenë 01 tetori i vitit të kaluar. Rreth orës 05.30 të mëngjesit, në mes çiftit që ishte martuar vetëm gjashtë muaj më heret, është shkaktuar zënkë. Bashkëshorti 36-vjeçar ka dashur t`ia kontrollojë celularin gruas nga xhelozia. Ajo ka refuzuar dhe zënka ka eskaluar, shkruan „Focus“, përcjellë Shtegu.com.

Me këtë rast, dyshohet se Rasim L. e ka rrahur bashkëshorten 27-vjeçare. Më në fund, Rasimi e ka marrë nga kuzhina një thikë dhe një hanxhar, për të vrarë bashkëshorten, thuhet në aktakuzën ndaj Rasimit.

Plot 39 herë e ka goditur në pjesën e pasme të trupit me hanxhar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Medina 27-vjeçare ka pësuar gjakderdhje të madhe.

Sipas Prokurorisë, Rasimi nuk është i denjë për tu dënuar. Që nga viti 1998, ai jeton në Gjermani dhe dyshohet se vuan nga skizofrenia. Një vlerësim të tillë e ka konstatuar edhe ekspertiza psikiatrike. Aktualisht ai është në paraburgim, por së shpejti pritet të dërgohet përkohësisht në pasikatri. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...