21:42:24 2018-02-06
Në Gjykatën rajonale në Steyr të Austrisë, të martën është dashur të përgjigjen dy të mitur për veprat penale „plaçkitje e rëndë“ dhe „detyrim i rëndë“. Dyshohet se ata e kanë plaçkitur dhe poshtëruar një djalosh trembëdhjetëvjeçar austriak.
Poshtërimet kanë arritur deri në atë pikë sa që 13-vjeçari është dashur t`ua puthë duart dhunuesve, shkruan „ORF“, përcjellë Shtegu.com.. Rasti, i cili do të shqyrtohet këtyre ditëve, ka ndodhur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, në një pikë karburantesh në Steyr.
Dy të rinj, njëri shtetas 17-vjeçar i Sirisë që në Austri gjendet nga viti 2015 dhe tjetri, një praktikant 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, dyshohet se e kanë plaçkitur dhe poshtëruar një nxënës 13-vjeçar austriak. Sipas aktakuzës, ata i kanë vënë në kokë pistoletën dhe thikën në fyt, që më pastaj ta plaçkitin. Shuma e të hollave të plaçkitura ka qenë vetëm 47 euro.
Për ta frikësuar djaloshin që asgjë të mos rrëfente, dhunesit e kanë kërcënuar se në rast se ai paraqitet në polici, ate do ta hedhin në lum. Për ta poshtëruar edhe më shumë, ata e kanë detyruar që t`ua puthë dorën e mandej ka mundur të shkojë. Tani, dy të dyshuarit do të përgjigjen para Gjykatëa austriake. Në rast të dënimit, dy të pandehurve u kërcënohet dënimi deri në shtatë vite e gjysmë burg. (Shtegu.com)

