Aksidentohet maqedonasja në Itali dhe arratiset nga vendngjarja

Date:

13:13:31                2018-01-09

 

 

Natën e së shtunës, në rrugën „Meraner Luis-Zuegg-Strasse“ është shkaktuar një aksident komunikacioni. Por, nga vozitësi ka munguar çdo gjurmë. Megjithatë, policia italiane ka arritur ta gjejë personin e arratisur nga vendi i aksidentit.

 

Njësia zjarrfikëse e Meranit në Itali, rreth orës 20.45 është alarmuar për një zjarr të dyshuar nënjë veturë, në rrugën „Meraner Luis-Zuegg-Strasse“. Në çastin që ata arritën në vendngjarje, kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident komunikacioni.

 

Një veturë e kishte goditur barrierën e rrugës, shkruajnë mediat italiane, përcjellë Shtegu.com. Ekipet e shpëtimit e kanë siguruar vendin e aksidentit, deri në momentin që në vendngjarje ka ardhur policia italiane e Meranit. Për habi të të gjithëve, vozitësi nuk ka qenë në vendngjarje. Sipas gazetës italiane „Alto Adige“, policia menjëherë ka filluar hetimet për gjetjen e vozitësit të veturës së aksidentuar, edhe ate me sukses.

 

Bëhet fjalë për një shtetase të re maqedonase, ndërsa bashkudhëtarë kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë maqedonas. Ndaj shtetases maqedonase është ngritur kallëzim penal. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...