21:11:32 2018-01-02
Si pasojë e një aksidenti në mes të dy kamionëve në Italinë veriore, jetën e kanë humbur gjashtë persona. Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, lajmëron Agjencia italiane e lajmeve Ansa, pas aksidentit që ndodhi të martën në autostradën 21 në mes të Brescia dhe Manerbio. Një automjetit cisternë i ka dalur flaka pasi është përplasur me një kamion tjetër.
Motivi i saktë i shkaktimit të aksidentit deri në mbrëmje ende ka qenë i paqartë. Gazeta „La Repubblica“ informon se një veturë me autotarga franceze është përfshirë nga flakët e shkaktuara pas përpasjes së dy kamionëve, përcjellë Shtegu.com. Tre të miturit në veturë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën. Viktima e gjashtë është vozitësi i njërit nga kamionët e përfshirë në aksident. (Shtegu.com)

