16:01:20 2017-12-28
Për shkaqe sigurie në vend, nga Tiroli Jugor i Italisë është dëbuar një kosovar 28-vjeçar. Ai është akuzuar se ka lidhje me organizata terrorsite. Dëminin e tij e ka urdhëruar ministri i Brendshëm, Marco Minniti. Nga fundi i vitit 2014, e deri në fillim të vitit 2015, kosovari ka qenë anëtar i një organizate xhihadiste në Siri.
Përpos kësaj, ai ka përkrahur edhe aktivitetet e Organizatës „Rinia Islame Kaçanik“, raporton Agjencia italiane e lajmeve Ansa, përcjellë Shtegu.com. Sipas hetimeve të autoriteteve antiterroriste italiane dhe policisë, kosovari ka qenë në kontakt të përhershëm me esktremistët në Siri dhe Irak.
Kosovari i dëbuar është dërguar në Milano dhe nga aeroporti i atjeshëm do të dëbohet për në vendlindje. (Shtegu.com)

