11:17:37 2017-12-20
Në procesin gjyqësor të vrasjes së dyshuar për gjakmarrje në Visselhövede të Holandës, Gjykata rajonale në Verden e ka liruar nga akuzat njërin nga dy të akuzuarit. Sipas saj, nuk ka asnjë dëshmi të besueshme se shqiptari 24-vjeçar ka qenë autor i vrasjes apo se në momentin e krimit ka qëndruar në afërsi të vendngjarjes, ka pohuar të martën zëhdënsja e Gjykatës. Në bazë të kësaj, nuk është i mundur ndonjë dënim. Paraprakisht, Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë kërkuar lirimin e tij nga akuza. Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit të dytë 23-vjeçar do të vazhdojë, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Trupi gjykues ka potencuar se ende nuk kanë përfunduar me marrjen e provave. Senca e ardhshme është planifikuar deri nga fundi i shkurtit të muajit të ardhshëm.
Të shtënat vdekjeprurëse atëbotë kishin shkaktuar reagime të shumta. Një plumb kishte depërtuar në klasën e një shkolle në afërsi, por për fat të mirë nuk ka lënduar askend.
Sipas hetuesve, ngjarja ka të bëjë me një vrasje paraprake të cilën viktima e kishte kryer ndaj një anëtari të tyre familjar në Shqipëri, vepër për të cilën edhe ishte dënuar, ka spjeguar prokurori Gaebel. Për shkak të sjelljes së mirë, ai ishte liruar më heret nga burgu, që më pas të arratisej në Gjermani. (Shtegu.com)

