Francezët ngrihen nga i ftohti për të përkrahur Engjëllin 14-vjeçar (FOTO+VIDEO)

Date:

14:38:18                   2017-12-19

 

 

 

 

Mbrëmjen e së hënës, para Kolegjit Anita-Conti në Lorient të Francës, janë mobilizuar rreth 150 francezë për të përkrahur Engjëllin, një nxënës shqiptar i klasës së tretë dhe familjen e tij nga Kosova, të detyruar që deri para ditës së premte të largohen nga territori francez, shkruan „letelegramme“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

I ardhur në Francë që para pesë viteve, nxënësi 14-vjeçar shqiptar është shqetësuar pa masë për kërcënimin shtetërir, ndërsa nga profesorët ai vlerësohet si nxënës i zellshëm dhe i integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë franceze. Në Lorient, edhe gjashtë familje të tjera kërcënohen që para përfundimit të vitit të dëbohen nga Franca. Disa shoqata kanë apeluar që gjatë të mërkurës të protetsohet para Komunës Morbihan, në Lorient, për të kërkuar rregullimin e statusit të tyre. (Shtegu.com)

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...