Policia gjermane konfiskon sasi të çuditshme të fishekzjarreve në formë eksplozivi nga shtetasit maqedonas

Date:

16:59:55               2017-12-15

 

 

 

Përfundim i këtij viti është për dy javë të mira, ndërsa tre shtetas maqedonas si duket nuk kanë mundur të presin shumë kohë. Në autostradën gjermane në afërsi të Pidingut, në veturën e tyre policia gjermane ka gjetur një sasi të eksplozivit me shpërthim të fortë.

 

Gjatë kontrollimit të veturës, policia ka gjetur një kuti të plotë të mbushur me fishekzjarre, shkruan „Bayern Welle“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Me këtë rast, problematike nuk ka qenë sasia, por madhësia e fishekzjarreve. Disa nga fishekzjarret ka peshuar më tepër se gjysmë kilogrami.

 

Sipas policisë gjermane, ato kanë qenë të parapara për të shkaktuar një ekspodim të vërtetë. Asnjëra nga fishekzjarret nuk ka pasur brend të regjistruar gjerman. Për këtë, ndaj shtetasve maqedonas do të hetohet për shkelje të Ligjit të mjeteve të shpërthimit. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...