Skandal i paparë deri më tani: Fjala Kosovë në Instagram përkthehet si i padëshiruar
18:30:15 2017-12-15
Një befasi e pakëndshme është krijuar për përdoruesit e Instagramit. Ai i cili e ka në Bio «T Ü R K Y I E» apo «K O S O V Ë» dhe e shtypë pullën e përkthimit, tek ai do të paraqiten fjalë të pakëndshme.
Rrjeti Instagram është përkujdesur për skandal të paparë. Bëhet fjalë për Turqinë dhe turqit, por edhe për Kosovën dhe Kroacinë. Arsyeja për zemërim të përdoruesve është shërbimi online i përkthimit, i cili fjalën „TÜRKIYE“ (Turqi) në gjermanisht e përkthen si „unë jam një bulash“.
Shumica e përdoruesve kanë shpërnda Screenshot të përkthimeve bizarre. Por, nuk janë vetëm turqit të përfshirë në këtë skandal dhe në gjuhën gjermane, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Edhe në gjuhën angleze është hasur në përkthime të pakëndhsme, si psh në gjuhën angleze, po të shënohet fjala Turqi, përkthimi paraqitet si „nuk e dua ate“.
Po që se shënohet fjala «KOSOVË» apo «HRVATASKA» në përkthim do të dalin fjalitë „Kjo nuk është e mirë“, apo „nuk e dua ate“.
Instagrami deri më tani nuk ka dalë me ndonjë prononcim të vetin. (Shtegu.com)