Zvicër, vajzën e re nga Kumanova e gjen vdekja në gjumë
23:02:36 2017-04-15
Sot me 15.04.2017 ka ndërruar jetë studentja nga Kumanova Blondina Zimberi (25). Vdekja tragjike vajzën e re e ka gjetur në gjumë, në banesën e saj në Zvicër, ku po qëndronte për punë sezonale.
Pjesëtarë dhe miq të familjes thonë për agjencinë e lajmeve INA se, Blondina nuk ka shfaqur më parë probleme shëndetësore.
Agjencia e lajmeve INA dhe portali „Shtegu.com“ i shprehin ngushëllime familjes për humbjen e personit të tyre më të dashur. (INA)