Shqiptari nga Shkupi ia vë flakën vetes në Islandë, nuk deshi të kthehet në Maqedoni (Foto +18)

Date:

18:28:45                 2016-12-07

 

 

 

Një shqiptar nga Shkupi, i moshës rreth 30 vjeçarre, ka dashur të bëjë vetëvrasje sot në një kamp refugjatësh në Rejkjavik të Islandës. Ai ia ka vu flakën vetes, për shkak se  autoritetet e Islandës kanë dashur ta kthejnë në Maqeodni, duke mos e marrë parasysh kërkesën e tij për azil, njoftojnë për Gazetën Lajm, shqiptarë tjerë që gjenden në këtë kamp.

 

 

 

Ata thonë se rasti ka ndodhur në mesditë. Gazeta Lajm u sjell edhe fotografitë nga ky rast, dërguar nga refugjatë nga Maqedonia që kanë ikur në Islandë. Aty shihen edhe djegiet e rënda që i ka marrë ky djalosh, gjatë tentimit të vetëdigjet.Ata poashtu na kanë treguar edhe identitetin e këtij djaloshi nga Shkupi, mirëpo për shkak se familjarët e tij ende nuk janë informuar, nuk do ta publikojmë emrin e mbiemrin, e as inicialet.

 

 

 

Shqiptarët që gjenden në këtë kamp thonë se janë në gjendje të vështirë dhe paralajëmrojnë masa radikale në rast se autoritetet islandeze vendosin t’i kthejnë në Maqedoni, ku mbretëron situatë e ështirë ekonomike. (LAJM)

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...