Më 27 prill të vitit 2014, për herë të parë doli në dritë shkrimi te portali i diasporës “Shtegu.com“, i cili sot feston shtatëvjetorin e themelimit, duke u bërë pjesë e informacionit e diasporës shqiptare për vendlindjen. Me siguri se rruga për të arritur këtë përvjetor nuk ka qenë e shtruar me trëndafila, por motivi për t`i informuar shqiptarët nëpër trojet e tyre rreth ndodhive dhe sukseseve të bashkatdhetarëve tanë, ishte shumë më i fortë se gjembat e ashpër të ketij shtegu të gjatë.
Shtegu.com gjatë këtij viti u bë pjesë e mediave të migrantëve në Zvicër, duke përforcuar besimin te lexuesit shqiptarë e më gjerë, Një sukses dhe një nxitje më tepër pë të vazhduar me informimin sa më objektiv të lexuesit shqiptar. I falënderojmë të gjithë lexuesit dhe bashkëpunëtorët më besnikë, të çfarëdo lloj kontributi që kanë dhënë, duke shpresuar se së bashku mund të bëjmë gjera edhe më të mëdha dhe duke u integruar sa më shumë në shoqërinë ku jetojmë, për të mos i harruar asnjëherë dhe për t`i kultivuar sa më denjësisht rrënjët e të parëve tanë. Ju falemnderit.

