Aksident i rëndë në Zvicër, vdes një shtetas 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Date:

21:36:42               2019-04-03

 

 

Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka shkaktuar një viktimë.

Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Viktima është nje shtetas 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër.

Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkak të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.

Shtetasi nga Maqedonia e Veriut vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. „Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli. Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu.com. Shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...