E kërcënuar në Shqipëri, familja shqiptare po fle në veturën e saj në Francë

Date:

18:47:17                 2019-04-03

 

Që nga e marta e kaluar, një familje shqiptare gjendet nëpër rrugët franceze. Strehimin e ka siguruar në veturën e saj, të parkuar përballë shkollës, ku dy fëmijët më të mëdhenj janë duke vijuar mësimin.

Një familje e refugjatëve shqiptarë, e vendosur që dy vite në Pontivy të Francës, është duke e kaluar natën në veturën e saj, për shkak të mungesës së banesës. Të dy prindërit dhe tre fëmijët e moshës 8, 7 dhe 1 vjeçare, janë gjendur në rrugë gjatë javës së kaluar, pasi është dashur të lirojnë urgjentisht banesën në të cilën ishin vendosur tre javë më parë në Kéropert, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Ata është dashur të bëjnë vend për refugjatët e tjerë, pasi kërkesa e tyre për azil iu ishte refuzuar. „Kjo është një lojë e tmerrshme e karrigeve muzikore“, thotë pafuqishëm, një vullnetar i Shoqatës „Réseau d’éducation sans frontière“ që aktualisht është duke mbështetur dymbëdhjetë familje në Pontivy. „Për fat të keq, ne nuk kemi mjete për të ndihmuar më shumë“, shton ai. Gjatë fundjavës, një familje humane franceze e kishte strehuar gjatë fundjavës familjen pesanëtarëshe, në shtëpinë e saj në Pluméliau gjatë fundjavës. Por, ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje deri më tani.

Familja shqiptare nuk i është përgjigjur propozimit të akomodimit të përkohshëm në Croixanvec. „Në një shtëpi të vogël, tashmë janë katër familje të tjera.

Lokalet janë shumë të vogla dhe të papërshtatshme për fëmijët“, thotë babai i cili familjen e tij e solli në parkingun e shkollës „Paul Langevin“, ku janë duke vijuar mësimet dy fëmijët e tij, Melisa dhe Xhezmiu. Familja Osmeni i ka harxhuar të gjitha mjetet juridike, përcjell Shtegu.com. Ajo do të duhet të largohet nga territori francez dhe tani gjendet në rrugë. A do të sfidojë tani qeverinë franceze kjo pasiguri, e cila është shfaqur publikisht? „Ata ikën nga kërcënimet që i kishin në vendin e tyre. Ata kanë arsye të mira që e kanë zgjedhur mërgimin“, tha një vullnetar i shoqatës në fjalë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...