Zvicra vërshohet nga 12 mijë kinezët, 95 autobusë për vetëm 4 mijë prej tyre

51 Lexime

12:32:58               2019-05-11

 

 

Javën e ardhshme, një grup prej 12,000 personash nga Kina do ta vizitojnë qytetin e Lucernit.

Vetëm të hënën, me ftesë të një kompanie kozmetike të SHBA-ve, 4000 turistë nga Kina vijnë në Lucern. Ata do të vinë me 95 autobusë. Gjatë këtij muaji, edhe 8,000 persona të tjerë do ta vizitojnë dhe do ta shohin qytetin. Zvicra nuk ka parë kurrë një grup të tillë të madh turistësh. Autoritetet rekomandojnë që popullsia lokale të përgatitet për tollovinë e mundshme, pasi hapësira publike do të stërngarkohet.

„Ky është grupi më i madh i turistëve që kemi pasur ndonjëherë“, thotë drejtori i turizmit nga Lucerni, Marcel Perren. Ai iu bën thirrje vendasve. „Gjatë këtyre ditëve, aty-këtu nevojitet durim dhe një dozë shtesë tolerance“. Sipas Luzern Tourismus, kinezët do të lënë shumë të holla: „Gjatë qëndrimit të tyre në Lucern, turistët do të shpenzojnë katër milionë franga zvicerane për ushqim, ekskursione dhe blerje“.

Që të premten, pjesa e parë e mega grupit të udhëtimit kinez arriti në Engelberg, siç raportohet nga „Nidwaldner Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Për ndryshim nga Lucerni, ata nuk u përgatitën në mënyrë specifike për mysafirët. Peter Reinle, zëvendësdrejtor menaxhues i hekurudhave Titlis, ka deklaruar: „Ne presim 800 deri në 1000 mysafirë shtesë në ditë. Kjo është pjesë e biznesit tonë të përditshëm“. Grupi kinez do të udhëtojë për nëntë ditë i shpërndarë.