Zvicra vend qiradhënës, Maqedonia e Veriut para saj

88 Lexime

Shumica e banorëve në Zvicër jetojnë me qira. Këtë e tregon edhe struktura e re e zyrës statistikore të BE-së (Eurostat): Vetëm në Letoni dhe Spanjë, përqindja e qiramarrësve të apartamenteve në mesin e popullatës rezidente është më e madhe se në Zvicër.

Në vitin 2017, 22.6 për qind e popullsisë rezidente zvicerane jetonte në një godinë të shkëputur individuale, 10.8 për qind në një godinë të bashkuar familjare dhe tendenca po bie. Në vitin 2015 ishte 23.1 për qind, përkatësisht 12.3 për qind. Nëse si masë merren godinat e shkëputura individuale, vetëm tre vende kanë më pak nga to se Zvicra: Malta 5.3, Spanja 12.3 dhe Hollanda 17 për qind. Sidoqoftë, këto vende e kompensojnë këtë me shtëpi personale, shkruan „Blick“, transemton Shtegu.com.

Mënyra më e zakonshme për të jetuar në një godinë të shkëputur individuale është në Europën Lindore: 74.3 për qind e verimaqedonasve, 70.7 për qind e kroatëve dhe 65.2 për qind e sllovenëve jetojnë në godina të shkëputura indfividuale. Edhe në Rumani, Hungari dhe Serbi, mbi 60 përqind e popullsisë e gëzojnë këtë privilegj.

Zvicra renditet e treta në Europë me 63.2 për qind të qiramarrësve. Vetëm në Spanjë me 66.1 për qind dhe në Letoni me 66.4 për qind, përqindja e qiramarrësve të apartamenteve është më e madhe se në Zvicër. Irlandezët kanë më pak të ngjarë të jetojnë në një apartament (8.3 për qind), të dytët janë verimaqedonasit me 13.9 për qind, të ndjekur nga britanikët me 14.7 për qind.