Zvicra shqipton dënimin e parë për mbajtje të niqabit

76 Lexime

18:30:41             2016-07-01

 

 

 

 

 

Që nga dita e sotme, në Kantonin e Tiçinos ka hyrë në fuqi Ligji për ndalesë të mbulimit të fytyrës. Dënimi i parë iu shqiptua përfaqësueses së Këshillit qendror islamik të Zvicrës.

Me rastin e hyrjes në fuqi të ndalesës së mbulimit të fytyrës, në Kantonin Tiçino të Zvicrës, Këshilli qendror islamik ka mbajtur një konferencë për shtyp në Locarno. Në te ka marrë pjesë edhe Nora Illi, përgjegjëse për çështjen e gruas pranë kësaj shoqate, e cila nuk e hoqi vellon e saj.

Policia nuk ngurroi shumë: Sipas një komunikate të Këshillit në fjalë, zonjës Illi i është shqiptuar dënimi i parë për mbulim të fytyrës. Sipas Këshillit, edhe shoqëruesi i saj Rachid Nekkaz është gjobitur. Zyrtarët kishin e argumentuar gjobën e tij me dyshimin se ai e detyronte ta bartë niqabin. Por, afaristi i njohur ka paralajmëruar se do t`i marrë përsipër të gjitha gjobat e shqiptuara. Ai tashmë është i njohur se i paguan të gjitha gjobat e mbulimit të fytyrës në Francë dhe Belgjikë, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

Policia rajonale e Locarnos e ka konfirmuar shqiptimin e gjobës, por nuk ka dhënë detaje se sa është shuma e saj. Ligji parasheh një gjobë prej 100 deri 1.000 franga zvicerane, ndërsa Nekkaz tashmë ka paguar një depo.

Këshilli i lartpërmendur ka paralajmëruar se do t`i shfrytëzojë të gjitha mundësitë juridike, në mënyrë që t`i kundërvihet këtij Ligji. Sipas tij, ndalesa e niqabit nuk e lëndon vetëm lirinë religjioze, por është edhe sulm masiv dhe i paligjshëm në lirinë personale të grave.