Zvicra ironizon me kravatën e kryeministrit kosovar

Date:

21:13:06                 2017-12-26

 

 

 

Nga protesta kundër vendimit të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj që pagën e vet ta dyfishojë, të martën kanë protestuar qindra persona në Prishtinë, duke varur kravata në barrierat e selisë së Qeverisë së Kosovës.

 

Në një intervistë të mëhershme, kryeministri Haradinaj e kishte argumentuar ngritjen e pagës së vet me arsyetim për veshjen e tij: „Unë duhet të jem në nivel të përgjegjësisë time. Duhet ta kem ndonjë kravatë, një këmishë, nuk mund të dal ashtu i thjeshtë“, përcjellë „Blick“, deklaratën e kryeministrit kosovar, njofton „Shtegu.com“.

 

Ngritja e pagës mujore personale nga 1.500 në 3.000 euro, është njëri ndër veprimet e para të qeberisjes së tij tremujore. Kryeministri nuk duhet të harrojë se ai është një përfaqësues i një vendi „në të cilin njerëzit nuk e kanë problem kravatën, por problemin e varfërisë“, ka deklaruar Kushtrim Mehmeti nga Organizata joqeveritare „Beyond the ëall“, e cila të martën e ka iniciuar aksionin e protestës.

 

Pensionisti 67-vjeçar Halil Xani, ka qenë pjesëmarrës i rreth 300 protestuesve, të cilët kravatat e tyre i kanë vendosur në barrierat e selisë së Qeverisë. Ai ka një pension mujor prej 75 eurosh, ndërsa i duhen tre vite e gjysmë për të arritur në shifrën e pagës njëmujore të kryeministrit, ka llogaritur plaku. Kosova është një ndër vendet më të varfra në Europë. Përqindja e papunësisë arrin shkallën prej 30 për qind. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...