Zvicra dëbon kosovarin e papërmirësueshëm pas 40 vitesh qëndrim

Date:

Një person nga Kosova gjithnjë e më tepër kishte rënë në konflikt me Ligjin zviceran. Tani Gjykata Federale zvicerane ka vendosur që t`i tërhiqet lejeqëndrimi.

Në Zvicër ai është duke banuar për gati 40 vite, ku kishte ardhur nga Kosova si pesëvjeçar me nënën dhe motrën e tij. Tani, kosovari që së shpejti do të bëhet baba i dyfishtë, do të duhet të ë kthehet në vendlindje. Arsyeja: Ai shumë shpeshë kishte rënë në konflikt me Ligjin zviceran.

Ndër të tjera, kosovari kishte marr pjesë në vjedhjen e skelave me vlerë prej rreth 230,000 frangash zvicerane dhe pajisje shtëpiake të vjedhura në Zvicër, i shiste në Kosovë. Përveç kësaj, ai ishte i përfshirë edhe në tregtinë e 53 kilogramëve marihuanë, siç shkruan „Aargauer Zeitung“, informon Shtegu.com.

Gjykata rajonale në Baden, në prill të vitit 2005 e dënoi kosovarin me pesë muaj e gjysmë dhe në gusht 2014 me katër vite e nëntë muaj burg. Gjykata e Lartë në Aargau ia rriti dënimin e fundit me një vit. Kosovari më së shpejti mund të lirohet në vitin 2021, por më pas duhet të largohet nga Zvicra – pasi kështu ka vendosur zyra e migracionit në Aargau.

I dënuari nuk dëshironte ta pranonte këtë dhe pasi kishte dështuar me ankesën e tij në Departamentin Kantonal të Ekonomisë dhe Çështjeve të Brendshme dhe Gjykatën Administrative Aargau, iu drejtua Gjykatës Federale. Por edhe ky veprim nuk e ndihmoi. Gjykata Federale konfirmoi dëbimin e kosovarit, duke ia tërhequr lejeqëndrimin e rregullt.

Arsyeja: Gjykatësit janë të mendimit se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave që është në kundërshtim me interesin publik. Për më tepër, as paralajmërimet dhe as dënimi i parë me burg nuk e ndaluan atë nga krime të mëtejshme. „Ankuesi nuk ishte në gjendje t’i shfrytëzonte mundësitë e ofruara në mënyrë të përsëritur dhe nuk i merrte seriozisht paralajmërimet e ndryshme. Ai tani duhet të përballet me pasojat „, thuhet në aktgjykim.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...