Zviceranja në kërkim të dy pronarëve të dy celularëve
17:56:54 2018-09-04
Zviceranja Carole Wuillemin ka gjetur dy iPhones në lumin Aare, në afërsi të Böötlen. Ata duhet t`i kenë rënë në lumë dy vite më parë. Të dy, ende janë duke punuar si duhet.
Duke u larë në lumin Aare, Carole Wuillemin rastësisht ka „peshkuar“ dy iPhone funksional. Me prejardhje nga qyteti i Lozanës, të martën e kaluar për herë të parë ishte lëshuar me një varkë gome mbi lumin Aare, nga Thuni në Bernë dhe rastësisht i ka vërejtur kopertinat e padefinueshme në ujë, në të cilën kanë qenë të vendosur të dy iPhonet. „U ndalëm për njëmopment për tu larë, kur vura re diçka që po shkëlqente në ujë“.
Ajo që për herë të parë dukej si një kopertinë e zbrazët dhe e ndyrë, doli të ishte një gjetje e rrallë. Në këtë rast kanë qenë dy telefona Apple, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. „Ata i kanë humbur ndokujt“, mendoi Wuillemin ndërsa vërejti dy iPhones në këtë rast. As që i kishte shkuar në mend se mund të funksiononin. „Mbulesa mbrojtëse dukej sikur kishte qëndruar në Aare për një kohë të gjatë“.
Kur Wuillemin u kthye nga lumi, të dy iPhonet i la të thahen brenda natës. „Më i madhi dukej i mirë, ndërsa më i vogli ishte i mbushur me rërë“. Ditën tjetër Wuillemin u përpoq për të karikuar dy iPhonet.“Më i vogli nuk ka mundur të karikohet sa duhet, sepse ende ka pasur rërë“. Pas një pastrimi të gjatë e të kujdesshëm, Wuillemin ka arritur t`i karikojë të dy iPhonet: „Nuk mund të paramendoja se do të funskionojnë“.
Megjithatë, edhe më e habitshme është se në të dy iPhonet datat kanë qenë të ndalura. Të dy pajisjet tregojnë datën e 28 gushtit, e diel. Wuillemin hulumtoi menjëherë në kalendar se kur ka qenë e diel, data 28 gusht. Rezultati i doli i mahnitshëm. Të dy iPhonet duhet të kenë rënë në lumin Aare për më shumë se dy vite. Të mbrojtura nga mbulesa e tyre, ato nuk ishin dëmtuar rëndë.
Tani Wuillemin është në kërkim të pronarëve të këtyre iPhone. „Kam provuar disa kode të zakonshme për t`i hapur, por asnjëri nuk është i saktë“. Dy fotografitë në sfondin e telefonave do të mund të ndihmojnë në gjetjen e pronarëve. Në iPhonen më të vogël është një lloj figure hyjnore. Në tjetrin një furgon i vjetër VW në një natë verore. „Unë mendoj se telefonat celularë mund t’i përkasin një nëne dhe fëmijës së saj“.