Për ditë të tëra, një zviceran nga rajoni Malcantone në Tiçino është përpjekur ta marr në telefon zyrën e tatimeve në Zvicër. Vetëm në telefonatën e 178-të funksionoi.
„Për momentin të gjithë nëpunësit tanë janë të zënë. Ju lutemi na telefononi më vonë ose na dërgoni një faks». Në ditët e kaluara, një person nga një fshat në rajonin Malcantone afër Luganos është dashur ta dëgjojë këtë mesazh automatik nga zyra e tatimeve në Kantonin Tiçino, madje 177 herë, para se ta merrte njërin nga zyrtarët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Siç raporton «20 Minuti», taksapaguesi ishte i suksesshëm vetëm të mërkurën pas 178 përpjekjeve. „Pas pesë ditësh duke provuar të merrja me telefon zyrën, vërtetë u bezdisa shumë“, thotë zviceranii. Se jo gjithmonë funksionon menjëherë, ai tashmë e di. „Gjithmonë është një torturë e rëndë. Vitin e kaluar m`u deshën vetëm dy ditë”.
Në zyrën e tatimeve e kanë kuptuar zemërmin e taksapaguesit, pasi dihet nga përvoja se kjo periudhë është veçanërisht e vështirë. „Perudhat më të vështira janë në pranverë dhe pas pushimeve të verës“, kanë thënë nga zyra e tatimeve.
Faktikisht, dixhitalizimi ka sjellë disa përfitime. Në vitin e kaluar, rreth një e pesta e taksapaguesve nga Tiçino, formularët e tyre i kanë plotësuar përmes internetit, duke kursyer mbi 300,000 fleta letre. Megjithatë, disavantazhi është se në të kaluarën njerëzit nuk nxitoninr. „Sot taksapaguesit na dërgojnë postë, faks dhe na telefonojnë disa herë“, thotë një zyrtar. Me fjalë të tjera, me dixhitalizimin është shtuar edhe ngarkesa e nëpunësve.
Zyra e tatimeve në Bellinzona aktualisht është duke rishikuar mundësinë e përmirësimit të kontaktit me taksapaguesit.

