5:14:54 PM 01/13/2019
Që nga viti 2014, Clauco Fratini (48) ka kërkuar dëshpërimisht një punë – pa sukses. Falë një fushate të pazakonshme aplikimi, ai tani është në gjendje të prezantojë veten e tij për herë të parë pas disa vitesh.
Clauco Fratini tashmë kishte dërguar më shumë se 450 aplikacione, por nuk ka marr përgjigje pozitive, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. 48-vjeçari ka qenë i varur nga asistenca sociale për vite të tëra, edhe pse ai ka këkruar dëshpërimisht për punë. Ky dëshpërim, ate e shtyu të konkurrojë përmes një reklame me drita në stacionin e trenit në Lucern. Ai dëshironte të punojë si shofer, transportues me aftësi të kufizuara, i gjithanshëm apo si asistent i përgjithshëm.
Për këtë veprim të tiu, të martën mbrëma kishte raportuar „20 Minuten“ dhe reagimi ndaj veprimit të Fratinit ishte i madh. „Veorimi ndikoi si një bombë. Jam pa fjalë. Telefoni im vazhdon të cingërrojë“, thotë Fratini, përcjell Shtegu.com. „Kam marrë kaq shumë mesazhe pozitive dhe inkurajime sa që sytë m`u mbushën me lot“. Ndër përgjigjet e shumta, pati edhe oferta pune nga e gjithë Zvicra. „Edhe kompanitë nga Tiçino dhe Zvicra Lindore më kanë kontaktuar“. Ai ka marrë të paktën dhjetëra oferta serioze për punë.
Pavarësisht qindra aplikacioneve, Fratini kurrë nuk kishte pasur rastin të prezantohej më parë, përcjell Shtegu.com. Sipas menaxherit të tij të punës, Oreste Wernli, përfituesit e ndihmave sociale u etiketuan shpejt dhe nuk patën asnjë mundësi për ta provuar veten. Por, edhe pse Fratini pësoi shumë pengesa, ai nuk e lejoi veten të dekurajohej dhe të vazhdonte të kërkonte. Qëndrueshmëria e tij së shpejti do të mund të shpaguhej: „Të enjten e kam intervistën time të parë për punë pas shumë vitesh dhe jam pafundësisht mirënjohës“.
Ndonëse pas botimit të artikullit, reagimi ishte i madh, Fratini është ende duke qëndruar me menaxherin e tij të punës para reklamës me neon, nga e mërkura deri të premten, nga ora 17.30 deri në orën 19.30 dhe po aplikon për një punë, përcjell Shtegu.com. „E gjithë kjo më dha shpresë dhe energji të re. Dëshiroj t’ju falënderoj për çdo mesazh nga fundi i zemrës sime“.

