Zviceranët të mahnitur nga ushqimet e Faikut

Date:

18:07:48                2017-10-04

 

 

 

 

Para pak kohësh, pronari i ushqimores „Ömer`s Imbiss“ në Aarau të Zvicrës është pensionuar, duke lënë një mbresë të madhe tek klientët e tij zviceranë e të tjerë. Ushqimorja e tij shërbehet nga një rimorkio, të cilën do ta trashëgojë kosovari Faik Rrafshi, i cili ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Ömerin. Faiku i kishte ndihmuar shpeshëherë Ömerit, duke krijuar kështu një besim të ndërsjellë, kështuqë ai ia dorëzon Faikut rimorkion e tij. Pasi që Ömeri i ka kaluar të tetëdhjetat, një ditë, bashkëshortja e tij e kishte thirrë Faikun në telefon duke e lutur që ai të përkujdesej ndonjëherë për ushqimoren.

 

„Unë jam këtu vetëm për të vëzhguar punën“, ka pohuar Ömeri në moshë, i cili me siguri nuk mund të qëndrojë duarkryq në shtëpi. Ai kujdeset nëse pasardhësi i tij e bën ushqimin mirë, nëse i rregullon mirë copat e bukës, nëse e ka pjekur mishin në mënyrë optimale. „Por, Faiku është shumë i talentuar“, pohon i qetësuar Ömeri për „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Faiku vazhdon punën me zell të madh duke pohuar se e gëzon pranimi i Ömerit në rimorkio edhe pse aty është pak ngushtë. „Jam shumë i lumtur që ai më viziton tre-katër herë në javë“, pohon Faiku, ushqimorja e të cilt tashmë gjendet në qytezën Buchs dhe është pagëzuar me emrin „Faik`s Imbiss“.

 

 

xcvy

 

 

Faik Rrafshi e ka të njëjtën meny sikurse Ömeri, bile edhe mishin e blen nga i njëjëti furnizues (Sandmeier, Kölliken). Të gjithë klientët e ushqimores në fjalë janë të kënaqur dhe nuk kanë kurrfarë vërejtje në shërbimin dhe kualitetin e ushqimit.
Ushqimorja „Faik`s Imbiss“ është e hapur nga e hëna: 10–14 h, dhe të martën deri të shtunën 11–20 h. Adresa: Rösslimattstrasse 46, Buchs (Shtegu)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...