Zviceranët mbyllin një fabrikë në Rumani, largohen nga puna 647 punëtorë

Date:

11:52:15                  2019-02-15

 

Tërheqje pas 20 vitesh: Prodhuesi zviceran i këpucëve, Rieker, do ta mbyll fabrikën e tij në Rumani, duke larguar shumë punëtorë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Prodhuesi i këpucëve zviceran Rieker i ka shkarkuar të gjithë 647 të punësuarit në fabrikën e tij, në Lugosch në Rumaninë perëndimore. Kompania po tërhiqet nga vendi pas 20 vitesh. Arsyeja: Ekziston shumë pak fuqi e kualifikuar dhe shumë e papërshtatshme punëtore, ka deklaruar menaxheusi i Rieker, Markus Rapp.
„Rreth 65 për qind e punonjësve tanë udhëtojnë në fabrikë me njëmbëdhjetë autobusë nga fshatrat e afërt. Disa punëtorë këtu vijnë edhe nga 70 kilometra largësi, gjë që gjithashtu shkakton kosto të larta“, thotë shefi i Rieker. Përveç kësaj, shpenzimet e energjisë janë rritur për 35 për qind vetëm në tre muajt e fundit.
Largimet nga puna do të bëhen në fund të prillit, përcjell Shtegu.com. Rieker është në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale, punëdhënësit potencialë të rinj do të ofrojnë vende të reja pune në mënyrë të drejtpërdrejt për punonjësit e këpucëve.

Në vitet e fundit, Rumania ka përbërë një pjesë gjithnjë më të vogël të prodhuesit grandioz të këpucëve, Rieker. Kapacitetet e krijuara atje do të shpërndahen në impiantet ekzistuese në Tunizi, Marok dhe Vietnam. „Rieker nuk do të hapë më ndonjë vend të ri në në territorin e Rumanisë“, ka deklaruar Rapp.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...