Zviceranët habiten me agjërimin tetëmbëdhjetëorësh të familjes shqiptare

58 Lexime

Gjatë një vizite që i kanë bërë një familjes shqiptare në Münchenbuchsee të Zvicrës, ekipi i gazetarëve të „Der Bund“ është habitur nga agjërimi 18 orësh i familjes. Përpos temperaturës së lartë që kishte mbretëruar atë ditë, Rebiani i vogël katërvjeçar mezi që po priste iftarin të cilin ka qenë duke e përgatitur e ëma, Merlinda Mustafi.

 
Përderisa në banesë ndjehet aroma e mirë e kuzhinës, mikpritësi Amir Mustafi përkujdeset për disponimin e mysafirëve. Gjatë tërë ditës ai kishte punuar si instalues i ujit në një kantier në Bernë. Njësoj si bashkëshortja, edhe ai nuk kishte ngrënë e pirë 18 orë të tëra. Agjërimin e kishte filluar në ora 3.50 të mëngjesit, ndërsa ndjehej shumë normal. Më tepër e ndjen nevojën e urisë se sa të etjes dhe kjo është pjesë e Ramazanit.
Gjatë kësaj dite, ai kishte ndjerë dhimbje në kokë, me siguri për shkak të ngrohtit të madh dhe për arsye se nuk kishte konsumuar lëngje për kohë të gjatë. Bashkëshortja e tij, Merlinda Mustafi pranon se të ngrohtit mund të ketë qenë shkaku i kokëdhembjes: „Është shumë nxehtë këtu“. Në Leukerbad me siguri do të ketë qenë më lehtë, pasi tashmë katër muaj familja kishte ardhur nga Kantoni i Valisit.
Më në fund arriti edhe koha e iftarit. Familja Mustafi i fton mysafirët e saj në tavolinën e ahtruar përplot ushqime të ndryshme. „Agjërimi ndërpritet me pirje të ujit“, thotë mysafiri Mutalip Karaademi. Ai është i angazhuar në xhaminë e Langenthalit dhe është i miqësuar me familjen Mustafi.

Pasi piu dy gota ujë, Amiri e gëlltiti edhe një pilulë të cilat ia zbutën menjëherë kokëdhembjen. Nga ana tjetër, Merlinda fillon t`i shërbejë mysafirët me çorbë, një specialitet nga Maqedonia. „Gjatë Ramazanit, kjo supër shërbehet rregullisht. Për shkak të qepës ajo është e shëndetshme dhe nuk është e rëndë për tu konsumuar. Që të dy burrat filluan të hanë shpejt, edhe pse në fillim thanë se nuk janë të uritur

Përpos periudhës së jashtzakonshme të vapës, familja Mustafi ka përmbledhur një bilans pozitiv të njëzet ditëvetë Ramazanit. Vajza e tyre njëmbëdhjetëvjeçare, Ambera ka agjëruar 13 ditë dhe vetëm gjashtë ditë e kishte ndërprerë. Arsyeja për një ditë kishte qenë se ajo kishte dashur të shkojë tek dentisti, një ditë tjetër kishin pasur festë në shkollë. Tani ajo ka pushime dhe do të shkojë tek gjyshërit për pushim në Valis

Përgjatë natës, Merlinda lexon rregullisht Kuran. Po që se Ramazani bie gjatë verës, atëherë nuk mbetet shumë kohë për të fjetur dhe syfyri duhet përfunduar deri pak para orës katër të mëngjesit, e më pas duhet falur namazin e mëngjesit.

Ajo mbeti tepër e kënaqur që mysafirëve u kishte pëlqyer darka. Rregullisht përpiqet që të provojë receta të reja, të cilat zakonisht i gjen në internet. Amir Mustafi me kënqaësi tregon se tani ka ardhur koha e tij për të ndezur një cigare. Në fenë islame, pirja e duhanit nuk është edhe aq e preferuar, këtë e dinë shumica e besimtarëve. Por, prapëseprapë duhan pinë shumica e myslimanëve.

Jashtë, shkalla e termometrit ka rënë për disa gradë, që i jep disponim Rebianit të vogël për të bërë disa xhiro me biçikletën e tij, përderisa mysafirët përgatiten të largohen. Amir Mustafi e ndezë edhe një cigare, ndërsatashmë gjysma e Ramazanit ka shkuar.