Zviceranët ankohen për shërbimet astronomike dentare
16:07:29 2019-05-28
Disa persona nuk kanë mundësi ta vizitojnë dentistin. Për këtë arsye, ata i durojnë problemet dhe dhimbjet dentare.
Trajtimet dentare kushtojnë më tepër se buxheti i shumë personave, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Për të shmangur trajtimet e kushtueshme, shumica i durojnë problemet e dhëmbëve dhe dhimbjet e tyre.
Marco R. (47), IT Menaxhues:
„Për dymbëdhjetë vite me radhë nuk kam qenë tek dentisti. Atëbotë kisha një trajtim të gjatë dhe shumë të shtrenjtë të rrënjëve. Kur pas një kohe të shkurtër më ra plomba, u mërzita nga vizitat e dentistit dhe shërbimeve të shtrenjta. Ende nuk e kam rregulluar dhëmbin e hapur. Ndërkohë, kam një karies. Në gojën time çdo gjë është e shkatërruar. Për këtë arsye, dy herë në vit, për tre deri në pesë ditë kam dhimbje të mëdha e të tmerrshme të dhëmbëve. Është një dhimbje që ndjehet në të gjitha drejtimet. Për të mos e ndjerë dhimbjen, më duhet të marr barëra tre deri katër herë në ditë.
Do të më nevojitet një restaurim i plotë i dhëmbëve. Kjo do të kushtonte rreth 56,000 franga. Meqenëse duhet të paguaj edhe më tej tatimin dhe pasi nuk kam rezerva të hollash të tjera, nuk mund ta përballoj trajtimin e nevojshëm urgjent. Nga ana tjetër, dhëmbët e djalit tim, janë në rregull. Për mua është më e rëndësishme që paratë të jenë të mjaftueshme për trajtimet e tij“.
Michelle (23), punëtore në ngjyrosje:
Këstin e vizitës sime tek dentisti jam duke e paguar edhe sot e kësaj dite. Para dy vitesh isha tek dentisti, i cili m`i zbuloi tre vrima. Kur u përpoq që t`i rregullojë ato, kisha dhimbje të tmerrshme, kështu që është dashur një trajtim të rrënjëve, i cili kushtoi 3000 franga.
Tek dentisti shkoj vetëm në rast urgjence, për shembull kur nuk mund të ha. Në vitin tim të parë si punëtore, nuk po mund t`i përballoj kontrollet e rregullta dentare. Paga ime është vetëm sa për sigurimin shëndetësor dhe qiranë time. Nëse shkoj më shpesh tek dentisti, do të më duhej të kurseja për të ngrënë. Gjithashtu, nuk do të mund të kurseja për arsimimin e planifikuar të mëtutjeshëm. Përveç kësaj, tashmë një kohë të gjatë jam duke kursyer për për ta blerë një veturë personale. Më së tepërmi më pengon mospërputhja në incisorët e poshtëm. Po të kem ndonjëherë të holla të kursyera,, do t`i korrigjoja“.
P. B. (27), drejtor në departamentin e shitjes:
„Jam mësuar me dhimbjen e dhëmbëve. Por jo edhe me pamjen e jashtme. Kur të qeshem, sigurohem që të mos e hap gojën, sepse kam turp nga të tjerët për dhëmbët e mi të prishur. Vetëbesimi im nuk është shumë i madh për shkak të dhëmbëve. Kam frikë edhe para një vizite në një dentist, nëse unë imagjinoj se çfarë do të mendonte dentisti për mua, ai do të shihte në gojën time.
Në departamentin e shitjes ku punoj, nuk fitoj shumë. Me premitë e sigurimeve shëndetësore, qiraja dhe tatimi, mua më mbeten shumë pak të holla. Më mirë se sa për të kursyer për dentistin, unë me dëshorë shkoj në një vizitë koncerti ose e konsumoj ndonjë birrë. Nuk mund të sillem në shtëpi kot“.
U. G. (52), transportues i të hendikepuarve:
„Djali im ka nevojë për një mollëz dhe për këtë arsye edhe për një mbajtëse. Kur ai shikon përpara pasqyrës, shpesh thotë: `Mami, faqet e mia janë aq të shtrembëruara. Kjo më shqetëson`. Trajtimi do të kushtonte disa mijëra franga. Por si një nënë e vetme me të ardhura modeste, unë nuk mund ta paguaj atë.
Dhëmbët e mi janë në gjendje edhe më të keqe. Një vrimë nuk mund të rregulloja për arsye financiare përpos me improvizim. Tani më janë dëmtuar edhe tre dhëmbë. Nëse do të kisha para anësh, që më herët do t`i kisha rregulluar dhëmbët e mi dhe të djalit tim në Hungari. Atje, trajtimet nuk janë aq të shtrenjta si në Zvicër“.