ZVICËR: Problemet e dygjuhësisë të llojit „A la Suisse“

Date:

17:21:10              2019-02-27

 

Tabelat e komunikacionit rrugor në pjesën lindore të qytetit Biel/Bienne në Zvicër, janë shënuar vetëm në gjuhën gjermane. Deri më tani, Qeveria federale zvicerane ka hedhur poshtë mundësinë e dygjuhësisë. Këshilli i qytetit është duke zhvilluar betejë për të fituar këtë të drejtë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Qyteti Biel/Bienne është duke mbrojtur vetveten kundër sinjalizimit monolingual në pjesën lindore të tij. Tashmë një vit e gjysmë, tabelat janë shënuar vetëm në gjuhën gjermane. Një veprim të tillë do ta ndryshojë këshilltarja komunale, Barbara Schëickert (Të Gjelbrit): „Ne nuk do të heqim dorë“, ka proklamuar ajo, gjatë një konferencë për shtyp ditën e enjte, në sheshin qendror të qytetit.

Në një letër të shtatorit të kaluar, dërguar këshilltares së atëhershme federale, Doris Leuthard, qyteti i sugjeroi ndryshime konkrete të sinjalizimit: Biel-Süd duhet të shënohet Biel/Bienne – Süd/Sud, Bözingenfeld në Biel/Bienne – Industrie, pasi në këtë rast ky term do të ishte shumë i gjatë në të gjuhët. Gjithsej, duhet të sinjalizohen 30 shenja, veprim ky që nuk është edhe i lirë, pasi supozohet se do të kushtojë 50.000 franga zvicerane.

Megjithatë, propozimet nuk u pranuan, pasi ishte negative, respektivisht, e ndrojtur. „Ne, thjesht, u injoruam. Prandaj, ne tani do ta zgjerojmë bazën dhe do ta rrisim presionin mbi Zyrën Federale të Rrugëve“, thotë Schëickert. Edhe politikanët e tjerë po bëjnë fushatë, siç shkruan „Bieler Tagblatt“, përcjell Shtegu.com. Në seancën e marsit, këshilltarja e Bielit, Samantha Dunning (PSR) dhe këshilltari Pierre-Yves Grivel (PRR), do të paraqesin një mocion. Ata shpresojnë se Këshilli qeveritar i Kantonit të Bernës do ta mbështesë sinjalizimin dygjuhësor në Biel.

Gjithashtu ka reaguar edhe avokati, gjegjësisht këshilltari komunal, Cédric Némitz (PSR). Ai zgjodhi fjalë të qarta. „Kur i shikoj tabelat, mua si romand, vetvetja më duket i privuar“. Të mohohet një gjuhë, është një formë e përbuzjes dhe në thelb, aspak e diskutueshme. Kudo mbrohet dygjuhësia, e cila duhet të zbatohet edhe nëpër autostrada.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...