11:54:57 2019-02-16
Natën e së shtunës, në Cyrih Oerlikon është shkaktuar një mosmarrëveshje. Me këtë rast, një shtetas 19-vjeçar kosovar është plagosur rëndë dhe është dashur të dërgohet në spital. Policia e qytetit të Cyrihut ka arrestuar autorin e dyshuar, shkruan „Blick“, përsjell Shtegu.com.
Pas mesnatës, është shkaktuar një mosmarrëveshje mes disa personave para një shisha bari në rrugën „Jungholzstrasse“ në Oerlikon. Një shtetas 19-vjeçar kosovar është plagosur rëndë në pjesën e sipërme të trupit me një thikë, kanë raportuar të shtunën nga Policia e qytetit në Cyrih. I plagosuri është dashur të dërgohet në spital në gjendje kritike, ku është operuar me urgjencë.
Autoi është arratisur nga vendi i ngjarjes, por pas pak kohe policia ka arrestuar një zviceran të dyshuar 18-vjeçar. Përveç kësaj, është arrestuar edhe një tjetër i person i dyshuar nëntëmbëdhjetëvjeçar, i përfshirë në mosmarrëveshjen me kosovarin.
Arma e dyshuar e krimit është siguruar, deklarojnë nga policia. Hetimet e mëtejshme janë duke u udhëhequr nga Policia Kantonale e Cyrihut dhe zyra e prokurorit publik.

