Zvicër: Bëhet për spital fëmija dymbëshjetëvjeçar shqiptar, askush nuk dënohet

Date:

15:39:05         2016-01-21

 

 
Në Walenstadt të Zvicrës, fundjavën e kaluar disa nxënës e kishin rrahur një shqiptar dymbëdhjetëvjeçar. Nxënësi i klasës së pestë është dashur të dërgohet në spitalin e Churit, për shkak të disa të ënjturave dhe lëndimeve që ka marrë në kokë

 

 

Është e pabesueshmë se çfarë ka ndodhur. Zviceranët e rinj kanë vazhduar vijimin e mësimit dhe nuk janë dënuar. Kështu ka deklaruar babai i viktimës, i cili iu ka drejtuar medieve. „Deri më tani askush nuk është lajmëruar në familjen time të na kërkojë falje“, ka deklaruar babai për TV „Südostschweiz“, njofton „Shtegu.com“.

 
Të premten e kaluar, nxënësi shqiptar i klasës së pestë, gjatë një pauze të mësimit është sulmuar nga disa nxënës të shollës së mesme dhe sipas babait, është rrahur pa ndonjë shkak. „Këta të rinj e kanë sulmuar djalin tim dhe i kanë futur borë në gojë“, rrëfen babai rastin, ndërsa policia zvicerane e ka konfirmuar rastin.

 

 

 

„I tërë trupi po më dhembë“, ka rrëfyer dymbëdhjetëvjeçari gjatë një vizite që i është bërë. Me një këmbë të lënduar, shpatull të thyer dhe lëndime në kokë, ai është dërguar në spital në Chur, ku i është diagnostifikuar një goditje e rëndë në tru.

 

 

 

Në ndërkohë, ai është kthyer sërish në shtëpi, në Walenstadt, për trajtim të mëtutjeshëm. Edhe më tej kam frikë nga sulmuesit. Bile, disa edhe qeshnin kur erdhi ambulanca për të më transportuar“.

 
Heiner Solenthaler, drejtori i shkollës së viktimës, është i befasuar me ngjarjen: „Gjatë gjithë karrierës time si drejtor, asnjëherë nuk kam përjetuar një sulm kaq brutal. Personalisht më ka prekur shumë rasti në fjalë“.

 
Por, drejtoria e shkollës nuk mund t`i dënojë sulmuesit e shqiptarit. „Kjo është çështje e policisë. Neve na mbetet që të kërkojmë guxim moral nga nxënësit, që nëse edhe ndonjëherë ndodhë diçka e tillë, ata të ndërhyjnë“, ka deklaruar Solenthaler.
Edhe në rrjetet sociale, rasti ka nxitur debate të shumtë, ndërsa në faqen e FB të TV „Südostschweiz“, lexuesit kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...