Zbardhen detajet përse shqiptari nga Maqedonia e Veriut e vrau bashkëshorten në Austri

Date:

19:17:02               2019-04-15

 

Pas vrasjes në Tulln të Austrisë, në të cilën një shqiptar 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka goditur me kamë bashkëshorten e tij në parking të një supermarketi, tani aktakuza është përgatitur. Nga ajo mund të konstatohet se ai edhe para vrasjes ka qenë shumë i ndjeshëm.

Sipas një vendimi të muajit maj 2017, i akuzuari dyshohet se ka rrahur rregullisht partneren e tij nga viti 2013 e deri në mars të vitit 2017. Pas shpalljes së tij fajtor, ai i ishte nënshtruar një psikoterapie, pastaj ishte kthyer në banesën e tyre të përbashkët, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Prandaj, aktakuza e tanishme konfirmon se i akuzuari ka një dosje penale relevante. 36-vjeçari do të duhet të përgjigjet për vrasje në Gjykatën rajonale të St. Pöltenit.
Gjatë marrjes në pyetje për vrasjen e dyshuar të bashkëshortes së tij, 36-vjeçari e ka pranuar krimin. Ai akuzohet se bashkëshorten e tij e ka qëlluar me thikë në parkingun e një supermarketi në Tulln 14 herë me një kamë. Gruaja shqiptare 32-vjeçare, gjithashtu nga Maqedonia e Veriut, nuk iu mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Rreth një muaj para vrasjes në Tulln, supozohet se viktima i kishte thënë të akuzuarit se ai duhet t`i mbledhë „plaçkat dhe të shkojë“. Pas kësaj, midis tyre ka mbisnduar hestje e plotë për dhjetë ditë me radhë. Më 6 janar, gruaja më në fund arriti që ndaj tij të shqiptohej ndalim hyrjeje në banesë.

Pasi shqiptari 36-vjeçar nuk kishte arritur ta takonte partneren e tij për dy ditë, më 21 janar ai bleu një kamë 21-centimetra të gjatë, në një dyqan armësh, informon më tej Shtegu.com. Pas një përpjekje tjetër të kotë për t`i telefonuar viktimës, i akuzuari shkon në parkingun e supermarketit në Tulln, njofton Shtegu.com. Sepse sipas aktakuzës, ai e dinte se bashkëshortja e tij e kishte një termin te mjeku në afërsi.

Sipas aktakuzës, 32-vjeçarja ka pësuar 14 „goditje ekstremisht të forta“. Me këtë rast, pesë prej tyre e goditën prapa, në pjesën e pasme të kokës, të qafës dhe të shpatullës së prapme. Goditjet tjera kanë qenë përpara, në drejtim të ballit të majtë, veshin e majtë, pjesën e përparme të qafës dhe në afërsi të shpatullave, si dhe në pjesën e djathtë të gjoksit të gruas. I akuzuari më pas ishte arrestuar pa ndonjë rezistencë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...