Zaev: Pres që BE ta mbajë premtimin për datë në tetor

Date:

Presim që të përmbushet premtimi për mbështetjen e qartë për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti. Kështu ka porositur kryeministri i vendit Zoran Zaev në fjalimin e tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor i cili këtë vit po mbahet në Poznan të Polonisë. Zaev shtoi se përkushtimi drejtë zgjerimit do të konfirmojë se rajoni është i një interesi strategjik për BE-në dhe se me këto politika do të minimizohen interesat e palëve të treta.

Zoran Zaev, kryeministër
 “Vendimi i tillë do ta konfirmojë besueshmërinë e BE-së në rajon dhe do të jetë rekomandim për vendet me status kandidat t’i vazhdojnë reformat për realizimin e standardeve Evropiane dhe inkurajimin e politikave të cilat do të sjellin prosperitet, demokraci dhe stabilitet në rajon. E kuptojmë dhe e mbështesim diskutimin për reformat në BE, por, jemi të bindur se ky proces mund të shkojë paralelisht me procesin e negociatave dhe për zgjerimin e vendeve nga rajoni”.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në sesionin e punës nga Forumi i shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Zaev u falënderua për kryesimin e Republikës së Polonisë me Procesin e Berlinit, në periudhën kur është bërë progres në vendin tonë dhe në rajon.

Zoran Zaev, kryeministër
“Republika e Maqedonisë së Veriut i realizoi të gjitha rekomandimet e Këshillit Evropian që nga qershori i vitit 2018, pas së cilës vijoi rekomandimi deri tani më i fuqishëm dhe i pakushtëzuar i Komisionit Evropian që vendi ti fillojë negociatat për anëtarësim ne BE”.

Në Poznan filluan aktivitetet e programit të shefave të qeverive në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Konferencës vjetore që  këtë vit mbahet në Poloni, e cila në 12 muajt e kaluar kryesonte me Procesin e Berlinit për vendet e rajonit, si platformë për dialog Evropian dhe bashkëpunim për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit./Shenja/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...