Zaev- Micotakis, zhvillohet biseda e parë telefonike

Date:

Kryeministri Zoran Zaev ka pasur bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Greqisë, Kirijakos Micotakis.

Zaev ka uruar Micotakisin për fitoren në zgjedhje parlamentare.

“Ja urova fitoren në zgjedhjet dhe i dëshirova prosperitet dhe mirëqenie fqinjit tonë Greqisë dhe popullit grek. Së bashku u shprehëm për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në pritje të takimit tonë të parë. I kam konfirmuar pozicionet se Greqia është partneri jonë strategjik me të cilin krijojmë bashkëpunim dhe ndërtojmë miqësi të përhershme dhe shpreha falënderim për përkrahjen që fqinji jonë po na e jep për anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE”, ka thënë Zaev.

Zaev po ashtu ka falënderuar edhe kryeministrin e deritanishëm të Greqisë, Aleksis Cipras me të cilin, siç thotë ai, janë vendosur themelet e bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme mes dy vendet, duke pasur parasysh guximin për të zgjidhur kontestin 27 vjeçar që ka penguar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. /SHENJA/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...