«Xhamadani vija-vija», në gjoksin e këtyre ushtarëve rrahin dy zemra
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, mund të shihen disa ushtarë shqiptarë të Zvicrës, duke kënduar një këngë shqiptare. „Në gjoksin e tyre rrahin dy zemra» ka thënë një sociolog ushtarak.
Gjenerate e dytë e ashtuquajtur «secondos» po përkujdest edhe një herë për reagime të shumta nëpër media: Në një video që po qarkullon në rrjetin Tiktok, pjesëtarët shqiptarë të ushtrisë zvicerane, me shumë përkushtim e këndojnë këngën «Xhamadani vija vija», e cila llogaritet si himni jozyrtar i Shqipërisë së Madhe. Në përkthim do të thotë se si vijat e xhamadanit janë aq afër fije-fije sikurse janë Kosova dhe Shqipëria. Oh sa e madhe është Shqipëria», shkruajnë mediat zvicerane, përcjel Shtegu.com.
Përdoruesit e tjerë nuk kanë mirëkuptim që ushtarët shqiptarë të Zvicrës e këndojnë një himn shqiptar. Bile disa kanë bërë edhe tthirje për dëbim të tyre. Mirëpo, ushtarët shqiptarë kanë reaguar me humor duke shtuar: „Na vjen keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë Zvicrën, askush nuk mund të na ndalojë».
Zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Daniel Reist thotë se ushtria nuk ka njohuri për videon. Por ai nuk e sheh ndonjë problem: „Në këtë formë joformale në një automjet të mbyllur, kjo nuk na shqetëson“.
Videon në fjalë mund ta ndiqni në këtë vegëz:
https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Rekruten-singen-albanische-Hymne-31713529