Wesley Clark: Putin dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik

Date:

Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik.

Clark ka shtuar se duhet të kujtohen gëzimet e atyre momenteve kur ka rënë Muri i Berlinit në vitin 1989, në mënyrë që të ruhen vlerat demokratike. “30 vjet liri për të gjithë Europën Lindore. Ata votuan me duart e tyre kundër komunizmit dhe shtypjes. Por, Vladimir Putin me sa duket dëshiron ta heqë atë liri, të rivendosë Bashkimin Sovjetik dhe ta zgjasë fuqinë e tij”. “Ne duhet të kujtojmë veten për gëzimet e atyre momenteve në vitin 1989 dhe të vendosim: ne kurrë nuk do të heqim dorë nga liritë tona apo mbështetja jonë për ata që ndajnë vlerat tona”./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...