Vritet në Holandë Festim Lato, themelues i “Republikës së Çamërisë”

Date:

 
 2019-07-21
 

Festim Lato, që njihet si themelues i Republikës së Çamërisë dhe shpalljen e pavarësisë së saj nga Greqia, është vrarë sot në Holandë. Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Atdhe Geci.

 

Përmes një komunikate të nënshkruar nga Geci dhe Ali Aliu, që njihet si Kryeministër i “Republikës së Çamërisë”, njoftohet se Festim Latos i është bërë atentat.

“Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” – thuhet në komunikatë.

Festim Lato ka lindur në Vlorë më 1 Janar të vitit 1973. Ai u vra sot nga atentatorë të paidentifikuar, thonë njerëz të afërt me të. Nuk dihen as arsyet e vrasjes dhe as nëse ka lidhje me veprimtarinë e Latos për pavarësinë e Çamërisë.

Policia holandeze po heton rastin dhe së shpejti do dalin edhe me njoftim zyrtar./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...