Vrasje në Zvicër: Shtetasi maqedonas dhe një zviceran vrasin një sllovak

Date:

Gjatë mesditës së të mërkurës, pak pas orës 13.00, në Ganterschëil të Zvicrës është vrarë një person. Vrasësit janë larguar me një veturë të kuqe të tipit „Audi“, por policia zvicerane ia ka arrestuar.

 

 

Gjatë natës së të enjtes, policia kantonale e St. Gallen i ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar. Që të dy dyshohet se në Ganterschëil SG kanë vrarë një person. Ata ishin larguar me një veturë të kuqe të tipit „Audi“.

 

Kërkimet intensive për të gjetur autorët zgjatën deri nga ora 03.00 e mëngjesit, kur të dy vrasësit u arrestuan nga policia gjatë një kontrolli në rrugën „Hauptstrasse“ në Staad. Ata më nuk kanë qenë në „Audi“, duke dashur t`i fshehin gjurmët, por hetimet kanë dëshmuar se bëhet fjalë për të kërkuarit, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, të lëshuar mëngjesin e së enjtes, shkruan „Blick“, transmeton „Shtegu.com“. Tani, shteasi maqedonas 29-vjeçar dhe një zviceran 50-vjeçar, gjenden në paraburgim, ndërsa „Audi“ nuk është gjetur ende.

 

Sipas informatave të deritashme, viktima, një shtetas sllovak 36-vjeçar, ka qenë duke ecur në këmbë në Lochermoos të Ganterschëilit, ndërsa një grua e shoqëronte. Pak më pas, në një rrugë me zhavor, vrasësit e takojnë viktimën.
Shkqet e sakta, motivi, si dhe lidhja në mes të vrasësve të dyshuar me viktimën dhe gruan e panjohur, tani do të hetohen nga Prokuroria e St. Gallenit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...