Vrasje mizore e një shqiptari në Siegen të Gjermanisë

Date:

Në rrugë janë vendosur lule si kujtim i aktit të tmerrshëm të së premtes. Në Siegen të Gjermanisë, dy burra (49, 51 vjeç) u përleshën rreth orës 14:15. Papritur 51-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur me thikë 49-vjeçarin Arjan S. Ai nuk pati asnjë shans dhe vdes në vendngjarje

 

Një banore, djali i të cilit kishte vëzhguar situatën nga dritarja, vrapoi drejt 49-vjeçarit të plagosur pas sulmit me thikë.

 

“Ai ishte i mbuluar me gjak, ishte e tmerrshme. Ai kishte plagë me thikë në qafë, gojë dhe në pjesën e sipërme të trupit. E mora në krahë dhe e mbajta fort. Ai më shikoi për herë të fundit me sytë e tij të hapur, mori frymë dhe më pas ai vdiq“, thotë ajo e tmerruar.

 

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për reanimacion nga mjekët dhe ekipet e shpëtimit, viktima nuk mundi të shpëtohej.

 

Mesa duket autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. “Ata fillimisht u grindën në anën tjetër të rrugës”, tha banorja për „Bild“. Më pas debati u përshkallëzua dhe dy burra të tjerë (27, 30 vjeç) erdhën dhe morën pjesë në debat, transmeton portali Shtegu.

 

Pas krimit janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe 51-vjeçari që mësohet se ka qëlluar me thikë. Të gjithë të dyshuarit dhe viktima janë shqiptarë.

 

Sipas informacioneve të „Bild“, Arjan S. kishte disa vite që jetonte në Gjermani dhe punonte në ndërtim. Thuhet se ai nuk kishte as grua e as fëmijë.

 

Policia e Hagenit (Nordrhein-Westfalen) ka ngritur një komision vrasjesh për të hetuar sfondin e aktit të përgjakshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...