Të dielën (sot) Zvicra voton përsëri për imigracionin. Iniciativa popullore e SVP-së „Për imigracionin e moderuar (iniciativa e pezullimit)“ kërkon që Zvicra të anulojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë të personave me BE-në brenda 12 muajsh, me negociata, informon Shtegu.com. SVP nisi iniciativën pasi parlamenti u përmbajt nga zbatimi fjalë për fjalë i nismës popullore të imigracionit.
Sipas modelit të parashikimit Leewas, pranimi i iniciativës së pezullimit është shumë i vështirë. Pritet një JO e votave nga 13 në 43 për qind.

