VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi 32 komuna, VLEN 5, AKI 4, LSDM 3

Date:

VMRO-DPMNE është fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve lokale 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, pas numërimit të mbi 99% të votave, partia në pushtet ka siguruar 32 komuna

Komunat ku kanë fituar partitë: VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5

Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE ka fituar në komunat: Manastir, Veles, Shtip, Strumicë, Prilep, Ohër, Delçevë, Radovish, Kavadar, Vevçan, Shën Nikollë, Novaci, Berovë, Vasillovë, Karbincë, Kratovë, Gradsko, Demir Hisar, Pehçevë, Novo Sellë, Resnje, Jegunoc, Gevgeli, Bosilovë, si dhe në komunat e Shkupit: Gazi Babë, Kisela Vodë, Gjorçe Petrov, Ilinden, Butel, Petrovec, Zelenikovo dhe Sopishte.

Në total, VMRO-DPMNE fitoi në 53 komuna, por disa do të shkojnë në raund të dytë të zgjedhjeve.

Kandidatët e VLEN fituan në Çair, Haraçinë, Zhelinë, Saraj dhe Tearcë. AKI fitoi katër komuna në raundin e parë, përkatësisht në Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë. LSDM fitoi tre komuna, në Bogdanci, Kriva Pallankë dhe Krivogashtani.

Zgjedhjet dështuan në tri komuna për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve: Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë, ku do të ketë përsëritje të votimeve.

Në Qytetin e Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, kishte avantazh të qartë ndaj konkurrentit Amar Mecinoviç nga Levica, por në kryeqytet do të zhvillohet raundi i dytë. Në raundin e parë Gjorgjievski mori 91,582 vota, ndërsa Mecinoviçin siguroi 30,659 vota. (Lideri.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...