Videoja e vdekjes së Rrahman Morinës po bëhet virale

Date:

Nëpër rrjetet sociale është bërë virale videoja e RTK-së ku mund të shohet vdejka e Rrahman Morinës. Rrahman Morina ishte politikan kosovar, që ishte në krye të Partisë komuniste të Kosovës në vitet ’90 dhe njëherit i cilësuar si dorë e zgjatur e Serbisë komuniste dhe si bashkëpunëtor i regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës. Në vitin 1981, ai u emërua si ministër i punëve të brendshme dhe kështu morri pozitën më të lartë të forcave të armatosura shqiptare në Kosovë. Në të njëjtin vit, gjatë demonstratave në Kosovë, ai ka urdhëruar policinë që të ndaloj demonstratat, pa u konsultuar me qeverinë e atëhershme kosovare, informon Shtegu.com. Për këtë arsye Mahmut Bakalli është detyruar të jep dorëheqje. Sipas Beogradit ai nuk ishte i përshtatshëm si udhëheqës i Kosovës.

Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në rrethana të dyshimta në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Zyrtarisht është thënë atëherë se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, por shumë njerëz thonë se është helmuar. Për deri sa disa mendojnë se ka qenë helmim të tjerë tregojnë për rastin e gjuajtjes me armë zjarri në Kuvendin e Kosovës. Rrahmani dyshohet se kishte plagosur Momqillo Trajkoviq. Por ajo qe dihet se pas mbledhjes i plagosur ka qene Trajkoviq ndersa dy police tjere dyshohet se kishin shkrepur automatikin ne trupin. Informacion i cili asnjehere nuk eshte verifikuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...