Në rrethin Waldeck-Frankenberg të Hessemit në Gjermani, një vozitës ka goditur qëllimisht një turmë të pjesëmarrësve në karneval. Mbi 30 persona janë lënduar. Policia supozon për një sulm të qëllimshëm.
Të hënën pasdite, një vozitës është përplasur në një turmë në karnevalin në Volkmarsen (D) në Hessen.
„Dyshojmë për një sulm të qëllimshëm“, thotë një zëdhënës i policisë për „Bild“, transmeton Shtegu.com.
Më shumë se 30 persona janë lëdnuar, përfshirë shtatë seriozisht. Midis viktimave ka edhe fëmijë të vegjël. Për momentin nuk dihet nëse ka të vdekur.
Rreth orës 14:30, pasdite, një automjet i llojit Mercedes Kombi, me ngjyrë argjendi ka goditur turmën e karnevalit të ashtuquajtur „Rosenmontagszug. „Vozitësi e ka shpejtuar me qëllim veturën“, ka thënë një dëshmitar për „Hessenschau“, informon Shtegu.com.
Vozitësi është një shtetas gjerman 29-vjeçar. „I dyshuari u arrestua përkohësisht nga policia dhe aktualisht është nën trajtim mjekësor nga plagët“, tha policia. Posa të lejojë gjendja e tij shëndetësore, ai duhet të sillet para gjykatësit hetues.
Prokuroria e Përgjithshme në Frankfurt ka marrë përsipër hetimin. „Për momnetin, asnjë informacion nuk mund të jepet mbi motivin e krimit“, vazhdon ajo.
Si masë paraprake, të gjitha paradat e karnevalit në Hessen janë anuluar pas incidentit në Volkmarsen, njoftoi selia e policisë në Westhessen. Volkmarsen ndodhet në rrethin Waldeck-Frankenberg në Nordhessen. Në këtë lokacion jetojnë 6.800 banorë, ndërsa është në largësi prej rreth 30 kilometrash nga Kasseli.

