Veseli prezanton ministrin e ri të Inovacionit

Date:

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka pranuar të flasë në lidhje me konkursin për noterë, të cilin e kanë kaluar anëtarë të partisë së tij, familjarë të tyre, por edhe një anëtar i familjes së tij.

Në konferencën për media ku prezantoi Muzaher Shalën si ministër të ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Veseli nuk i është përgjigjur pyetjes së KTV-së për konkursin për noterë.

Derisa foli për ministrin e ri, Veseli tha se do ta vazhdojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Emërimi i Myzaferit dërgon mesazhin se ne në dekadën e re u japim hapësirën njerëzve të rinj dhe premtues. PDK është e vetmja që jep mundësi reale për të rinjtë. Do të vazhdojmë luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Do ta udhëheqim Kosovën suksesshëm në dekadën e re”, ka thënë ai./Koha.net/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...