Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer në vështirësi shëndetësore

Date:

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen të mërkurën fluturoi me Swiss nga Cyrihu në Bruksel. Mbi retë ajo i erdhi në ndihmë një të sëmuri

 

Të mërkurën pasdite, fluturimi Swiss LX780 po udhëtonte nga Cyrihu në drejtim të Brukselit kur në bord ndodhi një urgjencë mjekësore. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen (66) ishte gjithashtu në bord. Ajo i ka ardhur në ndihmë personit që kishte problemin mjekësor, siç raporton “20 Minuten”, transmeton portali Shtegu. Kështu shkruan portali i lajmeve, duke cituar zyrën e lideres së BE-së.

 

Arianna Podesta, zëvendës-zëdhënësja e Komisionit të BE-së, konfirmoi incidentin për “20 Minuten”. Ndihmësja në bord ishte Ursula von der Leyen. “Ne në fakt ishim duke u kthyer nga Rio në Bruksel sot kur një pasagjer tjetër kishte nevojë për kujdes mjekësor gjatë fluturimit. Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, stafi në bord i linjës ajrore pyeti nëse dikush nga pasagjerët kishte njohuri mjekësore”, tha Podesta. Presidentja më pas ofroi ndihmë për pasagjerin në vështirësi derisa ne zbritëm dhe personeli mjekësor mori përsipër kujdesin”.

 

Swiss e konfirmoi incidentin përkatës për “20 minuten”. Ky nuk është misioni i parë mjekësor për Ursula von der Leyen. Nga viti 1988 deri në vitin 1992 ajo punoi si ndihmës mjeke në klinikën e grave në Shkollën Mjekësore të Hanoverit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...