UREJTJA ABSURDE NDËRSHQIPTARE

Date:

2019-09-05

Shelzen Halimi

Shoqëria shqiptare assesi nuk mund të çlirohet nga presioni i paragjykimeve, gjë që ka bëri që mosmarrëveshjet shqiptare të shpërthejnë edhe për gjëra më banale. Urrejtja absurde ndërshqiptare që rrënjët i ka te interesi, është pasojë e “luftës” për të qenë pjesë e pushtetit. Ky “synim” u bë shkaktari kryesor në krijimin e armiqësisë shqiptare: “nëse nuk je me ne, atëherë je kundër nesh”. Kjo, mbase nxori në pah edhe mungesën e sensit për ta kuptuare esencën e pluralizmit, por edhe vazhdimësinë e mendësisë komuniste: “ o je me ne, o je tradhtar”! Paragjykimet e këtilla të panevojshme ishin vetëm harxhim i kotë i energjive, pasi subjekti shqiptar në pushtet, pos që duhej “thyer” dhëmbët me palën tjetër jo shqiptare, duhej të merrej edhe me ata shqiptarë që ishin “kundër” tyre, e që në esencë do të thoshte se shqiptarët tërë energjinë, por edhe kohën, e harxhonin duke u marrë, në fakt, me vetveten. Ata që bëheshin pjesë e pushtetit, me mish e me shpirt përpiqeshin ta absolutizonin bindjen se ata dhe vetëm ata janë të vërtetët dhe se zgjedhja e tyre në pushtet ishte “bingo”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...