Uragani shqiptar, Tefik Bajrami, mbron titullin e kampionit të botës
12:30:46 2019-04-22
Boksieri shqiptar 42-vjeçar, Tefik Bajrami, mbetet kampion bote në peshën cruiser sipas versionit ëBU. Para 600 spektatorëve në Kriens të Zvicrës, ai ka mposhtur bindshëm me pikë sfiduesin Paata Aduaschvili.
Euforia për të takuar Tefik Bajramin, pas luftës në sallën e Kriensit ishte e madhe. Tifozët e zjarrtë u ngjitën në ring për t`u fotografuar me kampionin e vjetër dhe të ri botëror, me poza të zakonshme të boksit, shkruan „Luzerner Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Paraprakisht, në peshën cruiser (deri në 90.718 kg) 42-vjeçari mposhti njëzëri me 3:0 Paata Aduaschvilin duke mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin ëBU (ëorld Boxing Union). Boksieri 24-vjeçar gjeorgjian ishte zëvendësuar në momentin e fundit për boshnjakun Elvis Smajloviq, i cili u sëmur nga pneumonia. Pak si më i vogël, por boksier shumë i shkathët, gjeorgjiani ishte një kundërshtar i pakëndshëm për Tefikun. Por në saje të përvojës së tij, boksieri kosovaro-zviceran e kishte luftën nën kontroll gjatë gjithë kohës. Vetëm në raundin e dhjetë, lufta u ashpërsua nga të dyja anët me sulme ofensive. Në fund të fundit, gjyqtarët ia dhanë fitoren e merituar Tefik Bajramit, gjë që dëshmohet me rezultatin unanim 3:0.
Pas luftës, Tefik „Uragani“ ishte i kënaqur me performancën e tij. „Isha shumë nervoz dy ditë para luftës dhe në ditën e luftës u zgjova në ora 05.00 të mëngjesit. Në asnjë mënyrë nuk doja të humbisja ndeshjen e fundit të Kupës Botërore në Zvicër. Nuk ishte një luftë e lehtë, pasi kundërshtari ishte i papërshtatshëm. Qëllimi im ishte që luftën të fitoj me nokaut. Pas pesë raundeve, kur mendova se nuk mund ta përfundoja luftën para kohe, me vetëdije e rrezikova luftën“. Tefik Bajrami e kontrolloi luftën deri në fund, duke e ditur se ishte duke udhëhequr me pikë.
Me këtë fitore, Tefik Bajrami vendosi pikën përfundimtare në serinë e luftërave në Zvicër, informon Shtegu.com. Më 13 korrik, 42-vjeçari do të zhvillojë një luftë përfundimtare në Podujevë të Kosovës. Pas kësaj, Tefiki do të mbetet i hapur për çdo kërkesë luftimi nga jashtë, para se ai t`i thotë lamtumirë në fazën e luftës në vitin 2020. „Unë jam tani 22 vite në biznesin e arteve marciale, kjo është e mjaftueshme. Në të ardhmen, do të doja ta merrja jetën pak më qetë dhe të bëj gjëra që më herët është dashur t`i lë mënjanë“.